Kampioni i Italisë, Juventusi i ka ofruar Herthas së Berlinit shkëmbimin e Federico Bernardeschit me sulmuesin polak Krzysztof Piatek, ka njoftuar të mërkurën “Corriere di Torino”.
Juventusi është në kërkim të një sulmuesi gjatë këtij afati dhe Piatekun që ka kërkuar largimin nga Hertha po e sheh si zgjidhje të duhur. Në anën tjetër, Bernardeschi nuk po ka hapësirë të madhe këtë edicion dhe mund të largohet nga Juventusi pasi nuk është në planet e trajnerit Andrea Pilro. Piatek në këtë sezon ka shënuar katër gola në 17 ndeshje në Bundesligë kurse me Herthan ka kontratë deri në vitin 2024. Ai në Itali ka luajtur edhe për Milanin e Genoan.