Juventusi është optimist se Miralem Pjaniq do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Napolit.
Mesfushori boshnjak ishte detyruar të dalë jashtë fushës në pjesën e parë në fitoren kundër Sampdorias, dhe mungoi në barazimin e djeshëm kundër Crotones, transmeton Koha.net.
Me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Serie A ndërmjet pretendentëve për titull që zhvillohet të dielën, Juventusi ishte frikësuar se mund të jetë pa mesfushorin e talentuar por Sky raporton se ai do të jetë i gatshëm.
Bianconerët sot kanë mbajtur një stërvitje në Vinovo, dhe Pjaniq u stërvit me bashkëlojtarët, përkundër që sesioni nuk ishte i hapur për publikun dhe ai mund të ketë ndjekur një program të veçantë të stërvitjeve.