Kabashi: Dinari e situata në veri, shkak që Robinson s’e takoi Kurtin

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 15:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb dhe situata në veri të vendit, ishin shkak ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, analisti politik, Bekim Kabashi.

Kabashi ka thënë se mostakimi i Robinsonit me Kurtin është sinjal i qartë i mospajtimeve ndërmjet Qeverisë Kurti me ShBA-në.  

“Ne e kemi parë edhe zyrtarisht që SHBA përmes zyrtareve të saj në Kosovë e emisarëve të dërguar që kanë ngrirë me njëfarë mënyre raportet me kryeministrin Kurti dhe ministrat tjerë, pra me kabinetin qeveritarë të Kurtit, përjashtuar institucionet tjera sepse kemi parë që ka taku Presidenten Osmani dhe zyrtarë të institucioneve të pavarura siç është Gjykata Kushtetuese dhe institucione tjera pra është një mesazh i qartë shkaku i pakënaqësive sidomos në raport me çështjen e dinarit por edhe më herët qeveria Kurti ka pas mospajtime me SHBA sa i përket kryesisht temave që lidhen me veriun e vendit dhe kjo sigurisht që paraqet një shqetësim të madh dhe dëm të madh për Kosovën sepse dihet që aleati kryesorë sidomos për avancimin e statusit të shtetit të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare janë SHBA-të”, u shpreh Kabashi.

Të ngjashme