Kadri Veseli feston dhe kërkon votën e boshnjakëve në Prizren

Prizren | 28 Sht 2017 | 21:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në një tubim në Prizren, të organizuar me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

Veseli ka thënë se shqiptarët dhe boshnjakët kanë shumë gjëra të përbashkëta. “E kemi të përbashkët shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Ne e kemi të përbashkët të ardhmen e sigurt euro-atlantike të vendit tonë”, është shprehur Veseli.

Kreu i PDK-së shoqërohej nga ministri për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri, dhe deputetet e këtij komuniteti, Duda Balje dhe Emilia Rexhepi, si dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Të dashur vëllezër e motra të komunitetit boshnjak të Kosovës… Saherë që kam rastin të jem pjesë e gëzimeve tuaja e ndjej veten si në shtëpinë time. E ndjej veten mes miqve e bashkëpunëtorëve, me të cilët kemi ndarë gëzimet dhe hallet e atdheut tonë të përbashkët. Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës”, ka thënë Veslei, i cili ka folur në gjuhën boshnjake.

“Ju jeni pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës. Raportet mes shqiptarëve e boshnjakëve të Kosovës janë shembull unik i bashkëjetesës etnike e fetare. Janë krenaria jonë e përbashkët. Pa komunitetin tuaj, pa kontributin tuaj, nuk mund të shkruhet historia e Kosovës. Pa komunitetin tuaj nuk mund të kuptohet Kosova, vlerat e saj, tradita e saj shpirtërore”.

“Ne i kemi të përbashkëta këngët dhe vallet e kreshnikëve, vuajtjet dhe dhimbjet e të kaluarës, përpjekjet për liri, drejtësi e dinjitet, e kemi të përbashkët këtë qytet të bukur ku po festojmë sonte, Prizrenin, simbol të bashkëjetesës e të përparimit.

“Bashkë do ta ruajmë Prizrenin, Bashkë do ta zhvillojmë Prizrenin. Bashkë do ta zhvillojmë Kosovën”, është shprehur ai.

“Ne jemi një. Urime festa. Gëzofshim gjithmonë, kështu si sonte, në atdheun tonë të përbashkët, në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar fjalimin e tij kreu i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Image may contain: 8 people, people standing, crowd and suit

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: one or more people

No automatic alt text available.

Image may contain: 4 people

Të ngjashme