Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas tubimit elektoral në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren, ka ecur këmbë dhe ka vizituar disa nga bizneset prizrenase.
Veseli ka premtuar se prodhuesit, tregtarët, zanatçinjtë, pronarët e bizneseve të vogla e të mesme, fermerët, blegtorët, të gjithë qytetarët e angazhuar në sektorë të ndryshëm, do të gjejnë tek PDK-ja partnerët dhe aleatët e forcimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre ekonomike.
E kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në hapje të fushatës në këtë qytet, premtoi se do të formojë një fond prej dy milionë eurosh për të zbutur papunësinë. Ai tha se përmes këtij fondi do të përkrahen bizneset e vogla dhe të mesme.