Kadri Veseli: Vdekja e Hajrullah Goranit, humbje e madhe për të gjithë ne

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit.

Sipas tij, profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet shekullore për liri e pavarësi.

“Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1636049189903614


Të ngjashme