Deputetja e pavarur e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu, ka ngritur shqetësime për dëmtim të buxhetit në anë të vendimeve të Arbitrazhit në kontestet gjyqësore.
Sipas saj për humbjet e miliona euro duhet dikush të jap llogari dhe të përgjigjet para ligjit, raporton Ekonomia Online.
“Për shkak të papërgjegjësive të disa personave të caktuar po paguajnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kadriu.