Kajtazi: Tentim sulmi ndaj Jasharajt pasojë e fushatës linçuese të pushtetit

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj tentim sulmit që iu bë sot kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Sipas tij kjo erdhi si pasojë e fushatë linçuese të pushtetit dhe strukturave militante të partisë në pushtet.

“Tentim sulmi kundër Rrahman Jasharit, është pasojë e një fushate linçuese të pushtetit dhe strukturave militante. Fushata të tilla bëhen për ta bërë sulmin më të pranueshëm për masën. Krejt çka ka mbetur është “ekzekutimi” i “armikut te brendshëm” për kënaqësi te pushtetit”, ka shkayr Kajtazi në Twitter.

Vizita e Këshilli Grevist në shkollën fillore e të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, nuk ka kaluar si duhet.

Të ngjashme