Kalkulimet e partive

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Ekzistojnë dy mundësi koalicionesh mes partive politike, që do ta përbëjnë qeverinë e ardhshme. Sipas njohësve të çështjeve politike, ekzekutivi i ardhshëm do të jetë në duar të koalicionit LDK – LVV e Nisma ose LDK – AAK – PSD e Nisma.

Ndonëse na ndajnë edhe pak ditë deri në zgjedhje partitë politike kanë filluar kalkulimet se me cilat parti mund të formojnë qeverinë e ardhshme. LDK-ja, LVV-ja dhe AAK-PSD janë deklaruar përfundimisht kundër një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se PDK-ja patjetër duhet të shkojë në opozitë.

Ndërkaq zyrtarë nga PDK-ja kanë deklaruar për “Zërin” se shumica e partive (duke mos treguar cilat) kanë filluar t’i afrohen PDK-së për koalicion paszgjedhor. Ndërsa kanë theksuar se vija të kuqe kanë për partitë që nuk kanë parime qeverisëse me duar të pastra. Kurse Nisma e AKR-ja konsiderojnë se do të jenë përcaktuese të qeverisë së ardhshme.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme