Kalon doganën shqiptare, serbi kapet me 18 kg drogë në Mal të Zi

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar gjatë ditës së sotme një sasi prej 18 kilogram lëndë narkotike në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot 307″, me targa të Republikës se Serbisë, të cilin e drejtonte M.SH. (54) nga Paraqini, policia e Malit të Zi gjeti 22 pako drogë.

Droga u zbulua në pjesën e gomës rezervë. Policia e ka ndaluar shoferin me shtetësi serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme