Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar edhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pro këtij Projektligji kanë votuar 107 deputet.
Kryesuesi i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka ftuar gjithë deputetët që të votojnë amendamentet e këtij Projektligji.
Janë votuar 45 amendamente të prezantuara nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.