Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar dhe ka miratuar me 64 vota, Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura me 65 amendamente, raporton Ekonomia Online.
Nait Hasani si kryesues i Komisionit për Administratë Publike, ka kërkuar që ky projektligj të votohet pasi, sipas tij, mosmiratimi i tij do të shkaktonte probleme me dy projektligjet që janë të parapara edhe sot në pikat e rendit.
Ai ka thënë për këtë projektligj janë përballur edhe me presione të organizatave të ndryshme buxhetore.
“Në këtë projektligj ka disa amendamente që është një nga kërkesat e BE-së, reformat e administratës shtetërore dhe agjensione të pavarura. Mosmiratimi amendamenteve do të bëjë ngërçe për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët e lartë”, tha Hasani, raporton Ekonomia Online.
Përndryshe, në pikën 7 të paraparë në rendin e ditës së seancës, do të votohet edhe ndarja buxhetore për vitin 2019.