Një fëmijë raportohet të jetë goditur nga një kamionetë në një rrugë të fshatit Graboc i poshtëm, shkruan GazetaBlic.
Këtë e ka bërë të ditur një lexues i “GazetaBlic” i cili ka sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes.Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të fëmijës së goditur nga vetura në këtë fshat të komunës së Fushë Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruar fëmija duket se është gositur shumë pranë shkollës, aty ku edhe me tabela u kërkohet vozitësve të kenë kujdes të shtuar.
Gjithashtu shihet se fëmija ka qenë duke vozitur një motoçikletë të vogël me bateri, derisa është goditur nga mjeti tjetër.
Policia e Kosovës siç shihet ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.