Kandidati opozitar pranon rezultatin e zgjedhjeve në Turqi

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 12:10 | Nga

Muharrem Ince një nga kundërkandidatët më të fortë të Rexhep Taip Erdogan, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Turqi.
Zgjedhjet e ditës së diel kanë nxjerrë fitues Presidentin aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka fituar shumicën edhe në parlament.

Ince ka thënë se pret që Erdogan të jetë President i 81 milionë turqve, dhe i është drejtuar të gjithëve që t’u japin fund përplasjeve të fushatës. “Z. Erdogan, ju lutem mos u sillni vetëm si kryetar i partisë tuaj. Pas ditës së sotme, ju lutem silluni si kryetar i 81 milionë qytetarëve turq. Bëhu presidenti i të gjithë neve”, ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp.

Ai ka mohuar se ka qenë i kidnapuar gjatë natës së zgjedhjeve. Shpifjet e tilla të kidnapimit i kanë lansuar disa skizofrenë.

“I falënderoj të gjithë të rinjtë që kanë mbajtur flamujt tanë, gratë që kanë shpërndarë broshurat tona, mediat që na kanë ndjekur, forcat e sigurisë, nënat që i zgjuam me slogane e këngë të zgjedhjeve deri sa fëmijët e tyre po flinin. Unë ju them gjithë popullit që ne do të vazhdojmë të punojmë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme