Kandidatja e PDK-së në Mitrovicë premton lehtësira për bizneset

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 13:32 | Nga

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar lehtësira për të gjitha bizneset, si një mënyrë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik.

Për t’u njohur me sfidat me të cilat ata përballen Idrizi ka realizuar vizita nëpër biznese të ndryshme nëpër qytet e shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së, Avni Kastrati.

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, ka dëgjuar me kujdes për shqetësimet e atyre që kanë biznese të vogla dhe të mesme në Mitrovicë, në mënyrë që në periudhën më të shkurtër kohore pas marrjes së mandatit të filloj bashkëpunimin me ta.

“Bashkërisht do të analizojmë dhe zbatojmë praktikat më të mira sa i përket lehtësirave që mund të ofroj komuna për bizneset”, tha ajo.

Ndryshe Idrizi ka takuar edhe qytetarë të shumtë të rastit nëpër qytet, me shumë prej të cilëve ka pasur bashkëbisedim të sinqertë. Ajo ka marrë mbështetje prej tyre si një kryetare që pritet të bëj kthes pozitive në qytetin e minatorëve.

E shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, Valdete Idrizi, ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Ajo është pritur ngrohtë nga stafi mjekësor, të cilët në takim kanë folur për kushtet e punës dhe nevojat që kanë në mënyrë që të përmirësohen shërbimet shëndetësore.

Në lidhje me këto, Idrizi, ka theksuar se si kryetare e komunës do të ofroj krejt mbështetjen e mundshme në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë sa më cilësore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme