Kane me kontratë të re te Tottenhami

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Harry Kane nuk do të largohet këtë verë nga Tottenhami, pasi së shpejti pritet të firmos kontratë të re me klubin nga Londra, përcjell “The Athletic” të hënën. Bëhet e ditur se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të arrihet të shpejti.

Te Tottenhami janë të vendosur për të refuzuar të gjitha ofertat për kapitenin Kane, i cili konsiderohet si lojtari më i rëndësishëm i ekipit.

Me kontratën e re, Kane pritet të mbetet te Tottenhami deri në vitin 2026, pasi kontrata aktuale i skadon vitin tjetër. 29-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e mirë për ekipin nga Londra, duke shënuar 22 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme