Kanos dy femra në Prizren, arrestohet një person

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Dy femra janë kanosur nga një person në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:30 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat femra kosovare janë kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme