Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj është kanosur nga një person tjetër.
Sipas raportit 24-orësh, polici ka raportuar që një person ka shkuar në shtëpinë e tij në Mitrovicë dhe e ka kanosur.
Kurse pas intervenimit ky rast ka shkuar në prokurori dhe i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pastaj është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull, pjesëtar i PK-së ka raportuar se lidhur me detyrën zyrtare i dyshuari mashkull ka shkuar në shtëpinë e ankuesit dhe e ka kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur policia.