Kanos policin vetëm pse i shqiptoi një dënim për kundërvajtje

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 10:13 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, i cili ka kanosur policin që po i shqiptonte një dënim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtjen që kishte shkaktuar me veturën të cilën e drejtonte. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme