Një person është arrestuar pasi që i njejti dyshohet se ka kanosur me armë dy persona.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka kanosur me armë dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Policia ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë konfiskuar një shkrepëse në formë të pistoletës dhe një desert Eaglpistol. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.