Kanye West harxhoi 9 milionë dollarë për 60 mijë vota

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Kanye West është ndër kandidatët që humbi në zgjedhjet preseidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reperi, i cili është i martuar me Kim Kardashian, mori gjithsej 60 mijë vota nga qytetarët në shtetet e Amerikës, shkruan Mirror.

Edh pse dështoi në zgjedhjet e këtij viti, Kanye pretendon që ta provojë veten swrish edhe në vitin 2024. Sidoqoftë kësaj, ai për fushatën presidenciale ka shpenzuar rreth 9 milionë dollarë, përfshirë edhe vendosjen e emrit të tij në fletëvotim.

Kanye më i suksesshëm rezultoi në Tennesse, ku emri i tij ishte shkruar në më shumë se 10 mijë fletëvotime. Në Colorado, artisti mori rreth 6.210 vota, por në fund ishte Joe ai që mori shumicën tjetër të votave.

Përpos kandidaturës së tij, Kim kishte shprehur përkrahje ndaj fitores së Biden.

Të ngjashme