Kaos në pikën kufitare në Kakavijë, autoambulanca mbyt një fëmijë 10-vjeçar

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Në pikën kufitare të Kakavijës mijëra persona qëndruan të bllokuar edhe të shtunën.

Ata janë shtetas shqiptare me leje qëndrimi në Greqi që po kthehen për t’i shpëtuar rregullit që i detyron të karantinohen një javë.

Pothuajse një e katërta janë shtetas grekë, shqiptarë që kanë fituar nënshtetësinë greke apo edhe minoritarë.

Të gjithë vuajnë pritjen e gjatë e cila ka shkaktuar edhe një krizë humanitare.

Familje të tëra me të moshuar dhe fëmijë të vegjël e kanë shumë të vështirë qëndrimin.

Ndërkohë që te shtunen ndodhi edhe një tragjedi.

Një familje nga Lezha humbi djalin 10-vjeçar i cili është goditur nga nje autoambulancë që kalonte me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës.

Dëshmitarët e aksidentit thanë se dyshonin se ambulanca ishte kthyer në taksi për emigrantët dhe brenda nuk kishte asnjë të sëmurë, njofton Top-Channel.

Të ngjashme