Dogana e Kosovës ka kryer një kontrollë në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara në rajonin e Mitrovicës. Me këtë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.
Për këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe nën udhëheqjen e tyre janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Ndërsa, Express mëson se vlera e mallit është rreth 25 mijë euro dhe shmangiet nga taksat doganore kapin shifrën rreth 60 mijë.