Kapen tri gjedhe pa dokumente në një kombi, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Policia ka ndaluar një automjet transportues në rrugën Laqiq-Sedllar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri gjedhe.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:30, ndërsa në automjetin e tipit “Kombi” ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Gjatë kontrollimit brenda në automjet janë gjetur dhe konfiskuar tre gjedhe për të cilët dy të dyshuarit meshkuj kosovar nuk posedonin dokumentet e nevojshme”, thuhet në raport.

Policia dyshon se gjedhet ishin kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë.

“Dyshohet që të njëjtit i kanë kontrabanduar nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në raport.

Me vendim të prokurorit, gjedhet janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me mallra”.

Të ngjashme