Kapet duke ujitur me ujë të pijes, inspektorët e KRU “Prishtina” e shkyçin nga shërbimi konsumatorin në Drenas

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Një rast i keqpërdorimit të ujit të pijshëm është evidentuar në qendër të Drenasit.

Sipas njoftimit të publikuar nga KRU “Prishtina”, inspektorët e kompanisë kanë hasur sot në një kyçje ilegale, e cila përdorej për ujitjen e hapësirave të gjelbra, bahçes dhe misrit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se konsumatori është shkyçur nga shërbimi për shkak të këtij keqpërdorimi, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.

Kompania e ka cilësuar këtë rastin si keqpërdorim të ujit të pijshëm.

Të ngjashme