Kapiteni i Rumanisë “kërcënon” kosovarët: Do të vijnë në Bukuresht

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Kombëtares së Rumanisë, Nicolae Stanciu është paraqitur i ashpër me deklaratat e tij pas barazimit dje me Kosovën.

Kosova e Rumania ndan pikët në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë duke mbyllur ndeshjen pa gola.

Pas ndeshjes, kapiteni rumun, Stanciu ka “kërcënuar” kosovarët, për shkak se ai është ndier i fyer me fishkëllimin e himinit të Rumanisë.

“Të dhemb kur fishkëllehet himni ynë. Nuk mund të përdorë fjalë të caktuara tani, por do të vijnë në Bukuresht dhe do të shohin se si është. Kjo ishte mungesë respekti”, ka thënë Stanciu.

Të ngjashme