Kapiteni Zumberi: Jemi përgatitur mirë, Ukraina nuk është më e mirë se ne

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Pas fjalëve të Besnik Kollarit, disa komente për ndeshjen e Kosovës U-17 ndaj Ukrainës ka dhënë edhe Valon Zumberi, i cili bart shiritin e kapitenit në këtë gjeneratë.

Në ndeshjen që shpresat e Kosovës e luajnë kundër kundërshtarëve të Ukrainës, Zumberi pret një rezultat pozitiv.

Sipas fjalëve të kapitenit të U-17, dardanët e rinj kanë punuar fortë, dhe kombëtarja e Ukrainës nuk janë më të mirë se ata.

“Jemi përgatitur mjaft mirë dhe mendoj se Ukraina nuk është më e mirë se ne, prandaj mendoj se do të kemi rezultat pozitiv” ka thënë fillimisht Zumberi, njofton FFK, përcjell lajmi.net.

“Kemi një grup të mirë lojtarëve që kemi edhe komunikim dhe me bashkëveprime të mira do ta arrijmë suksesin” ka shtuar tutje kapiteni.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U-17 dhe Ukrainës U-17 do të luhet me fillim nga ora 11:00./

Të ngjashme