Karakteristikat dhe shenjat që tregojnë që jeni introvertë

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Bota e introvertëve Kur e dëgjojmë fjalën introvert menjëherë na shkon mendja tek një person që mund të jetë i qetë ose i turpshëm, dhe që parapëlqen të qëndorjë vetëm. Përderisa kjo mund të jetë e vërtëtë për disa persona, të jesh një introvert më shumë se sa një emocion, është një personalitet.

Si mund ta vëreni nësë ju ose të tjerët rreth jush janë introvertë?

Një e treta e njerëzve në ShBA janë introvertë, edhe pse ky personalitet mund të jetë i ndryshëm tek secili, bazat i kanë të njëjta:

• Ju duhet qetësi për t’u koncentruar
• Ju duhet kohë për të marrë vendime
• Parapëlqejnë të qëndrojnë vetëm
• Më shumë parapëlqejnë të shkruajnë se sa të flasin
• Nuk kanë numër të madh të shoqërisë, por ndihen rehat me atë shoqëri që e kanë
• E përdorin imagjinatën e tyre për t’i zgjidhur problemet e tyre

Shkaqet e të qenit introvert?

Shkencarët nuk kanë ndonjë sqarim të saktë se çka ndikon tek një person i të qenit introvert apo ektrovert, ajo çfarë ata dijnë është se truri i këtyre dy llojeve të personaliteve funksionon ndryshe.
Studiuesit kanë zbuluar që introvertët kanë një çarkullim më të madh të gjakut se sa ekstovertët, në lobin e tyre frontal, pjesë e trurit kjo që ndihmon në mbajtjen mend të gjërave, zgjidhjen e problemeve, dhe bërjen e planeve.

Llojet e introvertëve?

Një studim ka treguar se introvertët mund të ndahen në katër grupe :

• Introvertët socialë : Ky ështe lloji më “klasik” i introvertëve, këta njerëz më shumë preferojnë të qëndronjë me një grup të vegjël njerëzish, se sa me një turmë të madhe njerëzish.
• Intovertët imagjinarë : Ky grup i introvertëve e shpenzojnë pothuajse tërë kohën e tyre në mendime, dhe pretendohet se janë njerëz kreativ.
• Introvertë në ankth : Introvertët e këtij grupi parapëlqejnë që shumicën e kohës ta kalojnë vetëm, arsye për këtë është se ata janë të turpshëm, dhe nuk ndihen rehat nën shoqërinë e të tjerëve.
• Introvertët e përmbajtur : Introvertët e përmbajtur si cilësi të personalitetit të tyre e kanë kohën që e marrin para se të veprojnë, pra ata nuk marrin vendime në nxitim e sipër. Pra introvertët janë një grup njerëzish, që vlersojnë kohën, mendjen dhe njerëzit e tyre.

Të ngjashme