Kartoni i kuq i Felix, i kushton Chelseat mbi dy milionë euro

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Chelsea po përballet me një krizë të rezultateve, duke ia shtuar edhe humbjen e mbrëmshme ndaj Fulham me rezultat 2-1.

Megjithatë, blutë natën e kaluar morrën edhe një lajm tjetër jo të mirë, pasi sulmuesi Joao Felix, i cili po debutonte, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë më fanellën e tyre dhe do të mungojë tri ndeshje.

Daily Mail vlerëson se Chelsea ka investuar në total 23.6 milionë euro në operacionin Joao Felix, mes asaj që duhet t’i paguajë Atletico-s për huazimin e tij si dhe pagës së lojtarit.

Gazeta raporton se kostoja e kartonit të kuq të Joao Felix në bazë të kësaj marrëveshje vlerësohet në 2.4 milionë euro.

Të ngjashme