Kate Winslet kundër dadove: Kujdesem vetë për fëmijët

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 20:54 | Nga

Aktorja e njohur e Hollivudit ka pohuar për revistën “Harper Bazaar” se në jetën e saj ka disa parime të cilat nuk do t’i ndryshonte kurrë. Një prej tyre është rritja dhe shoqërimi i fëmijëve nën syrin dhe praninë e saj, përfshirë jetën e saj , marrëdhënien me kuzhinën, supat e përgatitur nga duart e veta dhe ushqimin të përgatitur me vete për në shkollë.

Asnjë kuzhinier të jashtëm, shofer apo dhe dado. Të mos ketë persona në shërbimin e saj, por të kujdeset vet ajo në misionin e të qenit prind, e bën të ndihet krenare në rolin që përfaqëson. Ylli i Hollivudit, e vlerësuar me çmimin Oskar, rrëfen se nëse do të kishte njerëz që do t’i shërbenin: “Do të isha e palumtur, nuk do të ndihesha një njeri normal”. Gjysma e të keqes për dikë që ka tri fëmijë dhe dy divorce në curriculum…

“Edhe pse i kam mundësitë ekonomike, – ka deklaruar Kate – kjo nuk do të thotë që jam e detyruar të përfitoj. Nuk e shoh si një gjë të drejtë për familjen, fëmijëve të mi nuk do t’u pëlqente”.

Winslet është një mama shumë e kujdesshme, gjithnjë e pranishme në të gjitha momentet e ditës me fëmijët: “Dëshira ime më e madhe është t’i kujtoj për supën që u kam përgatitur dhe drekën e bollshme, mbi të gjitha që isha unë ajo që i çoj dhe i marr nga shkolla”. Forca e aktores qëndron mbi këtë parim: “Kjo është gjithçka që më jep mua besim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme