Katër oborret e shkollave ku mërgimtarët mund të parkojnë veturat në Prizren

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit ka njoftuar të martën se katër oborre të shkollave në qytet janë më shfrytëzim si vendparkime për veturat e mërgimtarëve si dhe të banorëve tjerë jashtë Prizrenit.

Sipas njoftimit, parkimi falas mund të bëhet në oborret e shkollave: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi”.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 13 korrik dhe do të jetë në fuqi deri më 20 gusht.

“Obligohen drejtorët e shkollave që të lejojnë dhe krijojnë kushte për lejimin e hyrjes dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave konform pikës 1 dhe 2 të këtij vendimi”, thuhet në vendinin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Të ngjashme