Në lidhje me vrasjen e një 17 vjeçari në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, katër persona janë arrestuar.
Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Tërnavë të Podujevës janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Ndërsa viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së si pasojë e plagosjes me armë zjarri ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.