Katër të vdekur e 289 raste të reja pozitive me Coronavirus në Shqipëri

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Rastet e reja me koronavirus vijojnë të rriten në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime, nga të cilat 289 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona, duke e çuar në 443 numrin e atyre që kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme