KB Prishtina përforcohet me Jonathan Janssenin

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

KB Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me australianin Jonathan Janssen.

“Lojtari me prejardhje nga Australia Jonathan Janssen i gjatë 205cm është përforcimi më i ri i klubit tonë. Me përvojën e fituar në sezonin e fundit në Superligën e Zelandës së Re, përkatësisht në klubin Canterbury Rams, alo-ja Janssen pritet të jetë ndihmesë e madhe për KB Prishtinën”, thuhet në konfirmimin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Prishtina shton se Jansseni përkundër gjatësisë është një lojtar mjaft i lëvizshëm dhe depërtues gjë që i jep përparësi në krahasim me kundërshtarët.

Të ngjashme