KB Trepça “shkel” Vëllaznimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

KB Trepça e ka mposhtur KB Vëllaznimin në kuadër të Kupës së Kosovës në Basketboll në rrethin çerekfinal.

Me këtë fitore, klubi nga Mitrovica është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, duke e nisur kështu edhe mbrojtjen e trofeut.

Në këtë turne, që po zhvillohet në Rahovec, skuadra e Trepçës të mërkurën e mposhti Vëllaznimin me rezultat bindës 81-56.

Trepça ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke përmbyllur të gjithë çerekët me epërsi të lartë.

Në gjysmëfinale, Trepça do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Pejës dhe Rahovecit, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.

Të ngjashme