KE: Pasi ta pranojmë letrën, Serbia i merr përgjigjet për Kosovën

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 15:26 | Nga

Komisioni Evropian thotë se kur do ta pranojë letrën nga autoritetet serbe, do të japë përgjigje të hollësishme për pyetjet lidhur me qëndrimin e saj për rastet e Kosovës dhe Katalonisë.

“Kur ta marrim letrën, do t’i përgjigjemi dhe mund të jeni të sigurt se përgjigjja jonë do të jetë e përgatitur mirë. Kjo ndodh gjithmonë në rastin e përgjigjeve tona dhe nuk e kuptoj pse do të kishte ndonjë gjë ndryshe në këtë rast”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Alexander Winterstein, raporton Tanjug.

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do t`i bëj thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi.

Kjo gjë pritet të bëhet përmes një letre të cilën zyrtarëve të Brukselit do t`ia dorëzojë personalisht kryeministrja serbe, Ana Brrnabiq në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme