Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ka thënë se pa këtë parti nuk mendohet Kosova e lirë dhe e pavarur.
Kelmendi theksoi se PDK për asnjë moment nuk i vuri në dyshim lidhjet me ShBA-në.
Postimi i plotë:
Pa Partine Demokratike asht zor me mendue Kosoven te lire dhe shtet!
Mbrëmë, në oborrin e shkollës “Ismail Qemajli”, kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga Prishtina, patën një tubim të mrekullueshëm me diku 250 anetarë e simpatizantë të PDK. Në fjalën time potencova që të gjitha partitë kanë kuptimin dhe domethënien e vet, por pa Partinë Demokratike të Kosoves, Kosova nuk kuptohet e as nuk mund të dekodohet.
Pa PDK është vështirë me kuptuar Kosoven e lirë e shtet. Krejt partitë kane domethënien e vet, por është Partia Demokratike e Kosoves e cila për asnjë sekondë nuk i vuri në pikëpyetje lidhjet dhe miqësinë e madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PDK jo vetëm që ka për të vazhduar për t’i kultivuar dhe forcuar këto relacione, por ka me qenë forca që ka me i mbrojtë këto relacione dhe thelluar miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e Kosovës me SHBA.