Këngëtarja u bën apel qytetarëve të mos abuzojnë: Shkova në 4-5 vende, ishin shëndoshë e mirë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë të apelojnë që të mos abuzohet me ndihma.

Shqiptarët në çdo anë janë mobilizuar që t’iu ndihmojnë atyre që kanë nevojë në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Pasi tërmeti shkaktoi dëme të shumta, ata kanë nevojë për ndihmën e gjithësecilit, ndërsa po dhurohen pafund ushqime e veshmbathje.

Këngëtarja Eni Koci ka marrë iniciativë t’i ndihmojë disa raste, por ka shprehur shqetësimin për abuzim, ngase në disa vende ku ka shkuar gjendja e banorëve ishte shumë e mirë.

“I lutem te gjitheve…Mos abuzoni ne kete lloj menyre. Kam shkuar ne 4-5 vende qe me kane shkruar dhe me kane prekur me mesazhet mirpo ishin shendosh e mire, shtepia pa asnje demtim. Ndihma duhet ti shkoj atyre qe kane vertet nevoj. Ju lutem mos abuzoni! Te gjithe po japim gjithcka qe mundemi per tju ndihmuar. Faleminderit”, ka shkruar Eni.

Të ngjashme