Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaqi

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, është kërcënuar gjatë natës së mbrëmshme në Prishtinë.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë e gjatë ditës së premte është raportuar një rast i kërcënimit.

“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti, për Kallxo.com.

Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme