Kërkesa për përjashtimin e Ramës, Ruçi mbledh byronë e Kuvendit

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:36 | Nga

Përmes një letre në adresë të kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi për gjuhën e përdorur.

Pikërisht për këtë çështje pritet që sot në orën 18:00 të mblidhet Byroja e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës.

Më herët Monika Kryemadhi pati deklaruar se kërkesa vjen pas fjalorit të papërshtatshëm të Kryeministrit në seancën e fundit plenare.

“Në Kuvend do të kërkojmë përjashtimin e Ramës për këtë arsye, për sjelljen e Kryeministrit për qytetarët“, tha Kryemadhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme