Kërkohet digjitalizimi në aplikimet për subvencione e grante, zvogëlohet korrupsioni dhe rritet transparenca

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 12:51 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Digjitalizimi i institucioneve publike e rrit efiçiencën dhe zvogëlon korrupsionin përmes rritjes së transparencës. Kështu u tha gjatë diskutimit në kuadër të Konferencën së Dytë Vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimin në panelit e dytë me temën “Zvogëlimi i barrës administrative nëpërmjet digjitalizimit të lejimeve dhe subvencionimeve”, u kërkua që në institucionet të digjitalizohen numër më i madh i shërbimeve e sidomos digjitalizimi në aplikimet për subvencione e grante që ndahen nga Qeveria.

Kushtrim Canolli, koordinator i Procesit për Barrën Administrative nga Zyra e Kryeministrit, ka thënë se si qeveri janë duke përdoru sistem fundore në ministrit dhe pastaj pastaj ekspozimin në E-kosova.

Ai ka përmendur edhe hapa që janë marr në disa ministri duke dixhitalizuar shërbimet për qytetarët.

“Një parim që ne jemi duke e bërë në qeveri dhe është duke aplikuar më disa raste është që shkojmë në sistemi fundor në gjitha ministritë dhe pastaj ekspozimin në E-kosova. Në rastet e lejimeve kemi të bëjmë me sistemin fundit në ministri dhe ky është duke u bërë në rastin e lejimeve. Jemi duke përfunduar sistemin fundor në Ministrinë e Drejtësisë, për rrjedhjen e licencave që i lëshon MD-ja”.

“Më rastin e subvencioneve pas shumë ankesave që kemi pasur për dhënie  e granteve dhe subvencioneve kemi filluar procesin e digjitalizimi të plotë, ku MKRS do të këtë një sistem fundor në ministri dhe do të bëhet ekspozimi në E-kosova. E kemi filluar procesin në tërësi, që përpos aplikimit, rastit apo pjesë ankimore është edhe pjesa e monitorimit dhe raportimit të tyre, kur marrin ndonjë grant. Këto dy module do të shtohen në sistem”, ka thënë ai.

Samir Zymberi, drejtor i Auditimit të IT-së në Zyrën Kombëtare e Auditimit, tha se ZKA-ja që pesë vite janë duke u kryer edhe auditime të IT-së.

Ai tha se gjatë këtyre viteve ZKA-ja ka kryer 15 auditime dhe kanë dhënë  mbi 270 rekomandime.

“Sa i përket çështjes së digjitalizimit të auditimit të IT-së, ZKA vitet e fundit krahas zhvillimit teknologjik ka themeluar edhe departamenti për auditmit të IT. Krahas audimeve financiare, performancës kryhen edhe auditime të IT-së. Audtimet e IT-së kryhen kryesish 5 vitet e fundit deri tani kemi kryer 15 auditime dhe kemi dhënë  270 rekomandime. Fushat kryesore që jemi fokusuar ka qenë qeverisja e IT-së. Në këto raporte kemi dhënë disa rekomandime rreth hartimit të politikave dhe proceduarave, çka është me rendësi është vendosja e departamente te IT-të në pozicion të drejtë. Një rekomandim shumë me rendis është të qendra e rimëkëmbjes. Rekomandime te cështja e sigurisë”, ka thënë ai.

Linda Llulla Gashi, drejtore ekzekutive në Doku Fest, tha se si shoqëri civile më herët ka pasur sfida në aplikimin e subvencioneve në MKRS.

Ajo po ashtu përmendi edhe vonesat që bëhen tek ndarja e subvencionimeve nga ministrit, ku mjetet dalin me vonës dhe qe ata detyrohen që të shpenzojnë parat e veta në lidhje me projektet.

“Këto dy vitet e fundit i kanë pasur platformat që kanë qenë jofunksionale dhe tejet të vështira për t’u aplikuar dhe të dhënat që janë kërkuar kanë qenë të pamundura që të japin në rast të aplikimit. Për atë arsye është refuzuar subvencionimi. Mënyra e aplikimit është jofunksional, ka sjell manipulime, korrupsion dhe ka hapësirë që të diskualifikohen iniciativat e mira dhe të marrin subvencionim iniciativa që nuk janë të mira. Në 10 vitet e fundit nuk përdorim letra, ne kur raportojmë në MKRS marrim 500 fleta që janë të panevojshme dhe i dërgojmë atje. Me digjitalizim evitohen të gjitha këto probleme”, tha ajo.

Konsorciumi CorrWatch i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka filluar zbatimin e projektit tre-vjeçar të titulluar: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”. Ky projekt ka në qendër monitorimin e rregullt në pesë fusha kryesore: 1. proceset e rekrutimit në sektorin publik, 2. praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave, 3. shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve, 4. dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe 5. performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Përtej monitorimit, ky projekt gjthashtu ofron ekspertizë dhe mbështetetje të vazhdueshme për institucionet publike për t’i eliminuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore që mund të hasen, në mënyrë që të njëjtat të përmirësohen dhe të vendosen praktika të mira.

Kjo Konferencë Vjetore ka për qëllim të shpalos rezultatet dhe sfidat e identifikuara gjatë monitorimit një vjeçar, për periudhën shkurt 2023-janar 2024, për të gjitha fushat e lartëpërmendura, si dhe të shërbej si një platformë për të ofruar rekomandime për përmirësime të nevojshme. Ndër të tjera konferenca synon të ngjallë diskutim lidhur me aspektet kryesore, sfidat dhe praktikat e mira në këto fusha duke mbledhur përfaqësues institucionalë, ekspertë si dhe shoqërinë civile.

Të ngjashme