Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim të Pejës, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim – Pejë. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e përplasjes gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, tha Rugova.