Kërkojmë mbështetje për projektet me prioritet të Komunës së Drenasit

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 18:45 | Nga Ramiz Lladrovci

Sot isha i pranishëm në takim me Kryeministrin, ministrat dhe zëvendës ministrat e dikastereve, me ç’rast, në kuadër të temës, theksova si vijon:
Kërkojmë mbështetje për projektet me prioritet të Komunës së Drenasit për investim nga ana e nivelit qendror për këto projekte:

  1. Ujëmbledhësi në fshatin Vërboc (Është shpallur interes i përgjithshëm publik i ngastrave kadastrale, me vendimin e datës 30.7.2018, ka aprovimin e ligjshmërisë, është kryer fizibiliteti, me projekt të detajuar, me kapacitet për ujë të pijes për 40.000 banorë, vlera rreth 7 milion euro). Nga komisioni për shpronësim në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve presim vlerësimin për shpronësimin e pronave private dhe publike.
  2. Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza (Jemi pranë finalizimit të grumbullimit të të gjitha ujërave të zeza në tërë territorin e komunës, në një pikë, andaj, projekti i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza të mos derdhen ujërat e zeza në lumin ku i takon komunës së Kastriotit dhe tutje, me projekt të detajuar, vlera e projektit rreth 20 milion euro). Me sisteme të reja, mund ta ndajmë në pesë zona dhe mund të na kushtojë 10 milion euro, ose 100% më lirë.
  3. Ndërtimi i rrugës “Bregu i Qyqavicës” (Komuna e Drenasit ka implementuar fazën e parë të projektit së bashku me MAPL dhe komunën e Skenderajt, ndërsa faza e dytë është me kosto të papërballueshme për komunën tonë. Projekti përfshin katër komuna dhe pikë shumë atraktive turistike – Drenas, Skenderaj, Vushtrri dhe Kastriot, me projekt të detajuar, vlera e projektit 1.5 milion euro). Me makinë, vetëm 15 minuta larg Prishtinës.
  4. Asfaltimi i rrugës Llapushnik – Berishë (Faza e dytë është me kosto të papërballueshme për komunën, projekti ka vlera ekonomike, historike dhe turistike – “Kosova e lirë” dhe Shtabi i UÇK-së, projekt ndërkomunal, përfshihen Drenasi, Malisheva dhe Lipjani, me projekt të detajuar me vlerë 700 mijë euro, shkurton rrugën për 22 km në një drejtim, të fshatrave Berishë, Kleçkë, Novosellë, Lladrovc, etj.)
  5. Ndërtimi i rrugës Sankoc-Harilaq (dalje në magjistralen “Ibrahim Rugova”, kjo rrugë lehtëson qarkullimin e qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Drenasit, Shtimes dhe Lipjanit (Sankoc, Fushticë e Epërme dhe Fushticë e Poshtme, Mirenë dhe fshatrat tjera), mbrapa “Parkut Industrial Drenasi II”, me projekt të detajuar, me gjatësi 4.700 metra, vlera e projektit 800 mijë euro)
  6. Rehabilitimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve në fshatrat Arllat-Negroc-Vuçak, me projekt të detajuar, me gjatësi 4.300 metra, vlera e projektit 750 mijë euro.
  7. Rehabilitimi i rrugëve Çikatovë e vjetër – Gllanasellë – Likoshan – Gradicë, vazhdim i projektit (rehabilitimi i këtyre rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve kanë kosto të papërballueshme për komunën. Janë segmente rrugore që lidhin shumë fshatra mes vete dhe Komunën e Drenasit me atë të Skenderajt si dhe të Vushtrrisë, andaj, rehabilitimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuarit është i domosdoshëm, me projekt të detajuar me gjatësi 6.200 metra, vlera e projektit 900 mijë euro). Kjo rrugë e lidh edhe Bregun e Çiçavicës.
  8. Kërkesë për bashkëfinancim të projektit Ndërtimi i paraleles së ndarë të shkollës Rasim Kiçina, ku tashmë e kemi në planifikim buxhetor për këtë vit. Ky projekt mund të realizohet nga kodi buxhetor i ministrisë i planifikuar në PIP për vitin 2024 si në vijim sipas kodit 18780 Ndërtimi i objekteve shkollore ne zonat urbane ne vlerën 1,580,000.00€
  9. Për ndërtimin e dy çerdheve të reja në Tërstenik dhe Nekoc, Komuna ka ndarë parcelat dhe pret nga Ministria që sa me shpejtë të zhvilloj procedurat për fillimin e punimeve. Listën e projekteve nga niveli qendror sipas kodi 19008 Ndërtimi i çerdheve për fëmijë në vlerën 2,000,000.00€
  10. Kërkesë për bashkëfinancim të projektit digjitalizimi i shkollave, ku tashmë e kemi në planifikim buxhetor edhe për këtë vit pajisjen e shkollave me tabela të mençura, llaptop, projektor, etj. Ky projekt mund të realizohet nga kodi buxhetor i Ministrisë i planifikuar në PIP për vitin 2024 si në vijim. Listën e projekteve nga niveli qendror sipas kodit buxhetor 19128 Digjitalizimi, pajisje me kompjuter, tabela smart e projektor ne vlerën 6,000,000.00€
  11. Ndërtimi i sallës së sportit në Tërstenik e cila ka qenë e planifikuar dhe e tenderuar para dy viteve, mirëpo është ndërprerë planifikimi për ketë projekt. Gjithashtu kemi nevojë edhe për salla edhe në dy shkolla në zonë urbane me numër të konsiderueshëm të nxënëseve. Të paktën te jenë në planifikim për vitin e ardhshëm. Listen e projekteve nga niveli qendror sipas kodit 19349 Ndërtimi i sallave te sportit ne shkolla në 7 regjionet e Kosovës, Prishtinës, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.
    Zonja ministre Nagavci,
  12. Të planifikohet rritja e buxhetit edhe në kategorinë mallra dhe shërbime për shkolla pasi që është rritur shumë kostoja e shpenzimeve, ndërsa aprovimi i buxhetit nga granti specifik për arsim nuk ka rritje pothuajse afër 20 vite (23 euro për një nxënës).
  13. Të planifikohet stafi për të gjitha çerdhet e reja dhe atyre në adaptim. Të shtohet dinamika e punëve për vazhdimin e ndërtimit të çerdhes sidomos në Komoran, e cila ka filluar të ndërtohet para 4 viteve dhe tashme është dashur të jetë e përfunduar, kurse punimet janë në fazën fillestare.
    Zv. ministër Durmishi,
    Nga viti 2019 e këndej, komuna e Drenasit nuk është përkrahur me asnjë projekt të ri nga MMPHI.
    Përkrahja Juaj është e domosdoshme për projektet kapitale të cekura më lartë, sepse ato kanë kosto të madhe dhe ndërlidhen me disa komuna.
    Ju faleminderit!
    ………………………………………………….
    Në debat, po ashtu reagova rreth grantit të performancës dhe padrejtësisë që na është bërë me Raportin e auditimit, rreth pasqyrave financiare për të cilat ne nuk jemi fajtor dhe ne kemi ushtruar padi ndaj nivelit qendror.
    Kam dhënë kontribut me diskutim edhe rreth çështjes së regjistrimit të popullsisë, strehimin e qenve endacakë, çështjen e projekteve të filluara që nga viti 2012, vonesat për realizimin e projekteve kapitale të filluara vite më parë, banimin e përballueshëm dhe ai social, zvarritjet e projekteve të buxhetuara dhe projektet e MAPL, MMPHI, afatet e aplikimit për projekte dhe përkrahja e domosdoshme për të ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve të komunës së Drenasit.
    Normalisht, presim që projektet e bartura nga viti në vit, sivjet të fillojnë së zbatuari, projekte që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë.
    Takimet e tilla me nivelin qendror, na japin mundësinë të debatojmë për projektet në realizim, 16 prej tyre janë të planifikuara me Buxhetin e shtetit për vitin 2024, parashtrimin e projekteve të reja dhe të qëndrojmë fort pranë premtimeve me përkushtimin tonë për interesin qytetar dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës së Drenasit.
    Për interesin e qytetarëve të komunës së Drenasit, në pajtim me mandatin, përpiqem të jem i pranishëm kudo që mund të promovohet dhe mbrohet interesi, mirëqenia dhe vlerat e qytetarëve që ma kanë dhënë besimin t’i përfaqësoj dhe kësaj i qëndroj besnik deri në fund.
    Faleminderit!

(Autori është kryetar i Komunës së Drenasit)

Të ngjashme