Muslimanët anembanë botës poa agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazit, për 29 ditë.
Agjërimi fillon me ushqimet e para në syfyr dhe mbaron me iftar, kur edhe thyhet agjërimi – zakonisht duke ngrënë hurma.
Më poshtë ju sjellim disa ushqime që ju ndihmojnë tëmbani një dietë të ekuilibruar gjatë këtij muaji.
Qëndroni të hidratuar
Përfshini ujë, fruta ose lëng perimesh në gjërat që konsumoni. Gjithashtu konsumon një tas kos pa shtesa në syfyr që do të ruajë ujë të mjaftueshëm në trupin tuaj për orë të tëra duke mbajtur një nivel të lartë hidratimi.
Karbohidratet dhe proteinat
Vaktet para agimit duhet të jenë të lehta dhe të mbushura me karbohidrate. Hani bukë gruri, drithëra apo tërshërë. Shtimi i ushqimeve të pasura me proteina si djathi jo i kripur, vezët dhe artikujt e tjerë të qumështit është gjithashtu një zgjedhje e shëndetshme.
Frutat sezonale, perimet
Zëvendësoni lëngjet e ëmbla me sheqer me fruta sezonale. Provoni të shtoni një sallatë perimesh me tranguj, domate dhe sallatë frutash në tryezën e iftarit.
Super-ushqimet
Konsumoni ushqime të pasura me fibra, sheqer dhe magnez. Ulliri dhe bananet janë dy superushquime që ju ndihmojnë të keni një dietë të shëndetshme.