Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili ka thënë, i cili ka thënë se Thaçi se po përdor standarde të dyfishta dhe po tenton të imponojë rrugë jokushtetuese.
Sipas Behramit, letra e kryeministrit në dorëheqje dërguar presidentit Thaçi nuk ka fare logjikë juridike.
Statusi i plotë i tij:
Letra e kryeministrit në dorëheqje dërguar presidentit Thaçi nuk ka fare logjikë juridike. Madje, ajo e ngufatë edhe frymën kushtetuese. Ajo do një interpretim psikologjik, meqë ka çrregullime të mëdha bipolare.
Ndonëse ishte ftuar si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë letër Kurti thotë se në takim ka shkuar si kryeministër në detyrë.
Ndërsa, i nënshkruar në fund të letrës si kryeministër në detyrë, pas filozofimit juridik, ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të emrit, duke humbur kështu krejt kuptimin, pasi që vetëm si kryetar mund të dërgojë emër.
Pasi e shkeli Kushtetutën, gjeniu përmes kësaj letra i theu edhe të gjitha ligjet e fizikës, duke i trazuar në varre edhe eshtrat e Albert Einsteinit.
Sipas logjikës bipolare të kësaj letre, derisa në Presidencë ndodhej Albin Kurti si kryeministër në dorëheqje, në një vend tjetër ndodhej Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes.
Wow. Mrekullia ndodhi!
Si me sustë, herë behet kryeministër, herë lider i Vetëvendosjes, duke tejkaluar edhe imagjinatën e krijuesve të “Transformer” 🤖.
Shyqyr që para Kushtetutës së Kosovës të gjithë janë të njëjta. Ajo nuk njeh mbinjeri, as gjeni, as specie me aftësi transformuese.
Por, kështu është kur interpretimet kushtetuese i bëjnë filozofët. Ato përfundojnë vetëm si dëftime që vuajnë nga çrregullime bipolare!