Klinika Emergjente në QKUK tani duket tërësisht ndryshe.
Me një investim gjysmë milioni euro është rinovuar e gjitha.
Videon e ndryshimit e ka publikuar Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.
Ai ka thënë se me rinovimin e kësaj klinike, tani qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekët e infermierët të lumtur me kushtet e reja të punës.
“Klinika Emergjente tani e transformuar! Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 euro. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës.”, ka shkruar Ismaili.
https://www.facebook.com/uismaili/videos/460517104355593/