Kompanitë e mëdha mund të gjenden pothuajse në çdo vend të botës.
Për shembull, kompanitë për prodhimin e veturave në masë mund të gjenden gjithandej në hartën e botës, transmeton koha.net.
Ford nga SHBA, Toyota – Japoni, Volkswagen – Gjermani, Hyundai – Korea e Jugut, Volvo – Suedi, Tata Motors – Indi e Magna nga Kanada, janë vetëm disa nga kompanitë më të mëdha që prodhojnë çdo pjesë të veturave.
E edhe bankat, farmacitë, kompanitë energjetike e industritë e ndryshme gjithashtu janë të shpërndara gjithandej, por kjo nuk mund të thuhet edhe për industrinë e teknologjisë që është rritur tepër shpejt, transmeton koha.net.
Në 20 gjigantët globalë të teknologjisë, asnjë prej tyre nuk gjendet jashtë Shteteve të Bashkuara e Kinës.
Këto janë 20 kompanitë më të mëdha teknologjike në botë:
7 kompanitë e para përbëjnë 81% të vlerës totale të listës, e që së bashku vlerësohen mbi 450 miliardë dollarë.
Aty përfshihen që nga kompania që udhëheq, e që është kompania më e vlefshme në botë, Apple pasuar nga Alphabet, Amazon e Microsoft e Facebook, por pas tyre renditen edhe 2 kompani kineze, Tencent e Alibaba.