Këto janë ushqimet kundër celulitit

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk e keni ditur duhet ta mësoni se celuliti krijohet vetëm nga kequshqyerja, ushqimet e varfëra në fibra por të pasura në karbohidrate e yndyrna janë shkaktarë.

Për ta zhdukur celulitin, është e rëndësishme të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar, të evitoni disa ushqime por edhe të praktikoni sport.

Ushqimet që duhet  të evitoni:
Sallamërat, ëmbëlsirat, të skuqurat, pijet e gazuara, alkooli….Të gjitha këto janë të pasur në sheqerna e yndyrna të këqija prandaj, nëse I konsumoni, duhet të dini edhe burimin e celulitit. Kripa është po aq e dëmshme sa sheqeri prandaj mundohuni që shijen e pjatës ta rregulloni me erëza.

Ushqimet që duhet  të konsumoni në mënyrë të moderuar:
Përdorni vaj ulliri dhe gjalpë për të gatuar por jo me tepri. Perimet gatuajini në avull ndërsa mishrat apo peshkun përdoreni të skarës. Ato perime që mundeni, konsumojini edhe të gjalla. Nëse i prisni hollë dhe i marinoni për pak kohë, do të jenë vërtetë të shijshme.

Ushqimet që mund të konsumoni rregullisht
Proteinat që gjenden te mishrat e bardhë dhe veza ndihmojnë në zhvillimin e masës muskulare. Bishtajoret, kryesisht thjerrëzat janë burim hekuri dhe favorizojnë transportimin e oksigjenit në gjak. Rënia e nivelit të hekurit mund të provokoj lodhje. Evito kafen sepse përthith hekurin. Peshku, frutat e detit, apo frutat e thata janë gjithashtu të këshillueshëm për dietën e përditshme.

Të ngjashme