Këtyre moshave u takojnë 8-viktimat e sotme të Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

4 burra dhe 4 gra kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga Istogu.

Viktima janë edhe 2 burra dhe 1 grua të moshës 60-69 vjeçare nga Prizreni, Lipjani dhe Prishtina.

4 viktima janë nga Gjakova, Obliqi, Prishtina dhe Peja dhe janë të moshës 70-79 vjeçare.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 68 raste të reja me COVID-19.

Më së shumti raste të reja ka raportuar Ferizaj gjithsej 11, pastaj Prishtina 10 dhe Podujeva 8.

Të ngjashme