Dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se viktima janë një burrë dhe një grua të moshës mbi 80 vjeç.
Të dy janë nga Komuna e Prizrenit.
MSh po ashtu ka treguar se 247 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.
Gjatë kësaj kohe nga koronavirusi janë shëruar 2 mijë e 96 persona.